Transport i Brendshem

 

Pavarësisht madhësisë së ngarkesës tuaj, apo sa shpejt ju duhet ta transportoni atë, ju gjithmonë mund të mbështeteni tek shërbimi ynë i transportit të brendshëm kudo në Shqipëri.

Gama e gjerë e zgjidhjeve logjistike që ofrojmë për transportin e mallrave tuaj, do të bëjë që çdo ngarkesë e juaja të dorëzohet dhe transportohet e sigurt dhe në kohë kudo brenda qytetit dhe kudo në Shqipëri.

Me dërgesat tuaja, qofshin ato pako të vogla apo ngarkesa të mëdha të cilat kërkojnë kamion të dedikuar, zgjedhja e shërbimit tonë për transportin e brendshëm është gjithmonë ajo e duhura.

A-Logistics ofron shërbimet bazë për çdo ngarkesë tuajën duke përfshirë këtu, magazinim, ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave, transportin tokësor të ngarkesave si dhe shpërndarje të tyre në kohë.

Dorëzim i ngarkesave në destinacionin e tyre final brenda 24 orëve nga tërheqja, duke iu nënshtruar procedurave dhe proceseve të cilat sigurojnë që çdo produkt i kategorive të caktuara të marri vëmendjen dhe përkushtimin e duhur në transport.

Për të gjitha nevojat logjistike që ju keni, ne ofrojmë zgjidhje të përshtatura që ndihmojnë efikasitetin e biznesit tuaj. Ofrimi i një shërbimi të plotë nga ne, bën që të arrihen rezultatet e dëshiruara në kohë për çdo ngarkesë e cila transportohet për ju në të gjithë Shqiperinë.

 

SHËRBIMET E SHPEJTA TË TRANSPORTIT TË BRENDSHËM

Sherbimi Ekspres

Në vijim të shërbimeve me vlerë të shtuar që ne ofrojmë të cilat janë të organizuara për t’iu përshtatur çdo kërkese të biznesit tuaj, ofrimi i shërbimit ekspres i cili është posaçërisht i dizenjuar për dorëzime  brenda ditës si dhe brenda 24 orëve, kudo në adresë në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Në A-Logistics ne jemi të angazhuar në shërbime të cilat ofrojnë siguri si dhe të orientuara drejt çmimeve të arsyeshme. Këto shërbime menaxhohen nga një ekip i specializuar i cili vepron sipas normave dhe udhëzimeve të kësaj kategorie. Të gatshëm ndaj çdo kërkese tuaj si dhe të orientuar për t’ju propozuar mjetin e duhur i cili do të transportojë çdo ngarkesë tuajën brenda qytetit dhe Shqipërisë brenda kohës.

Ky shërbim ofron dorëzimin derë-në-derë për produktet tuaja të cilat janë të ndjeshme për kohën e dorëzimit dhe të cilat duhen të dorëzohen brenda qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Shpejtësia dhe siguria, si dhe mbikëqyrja e çdo kërkese tuaj është prioriteti ynë për të ofruar zgjidhjen më të mirë dhe të kenaqëshme për ju.

Në dispozicion të kërkesave tuaja, kompania ofron dhe ka në përdorim mjete të cilat janë për transport të shpejtë të çdo kategorie produkti industrial.

Shërbimi logjistik i ofruar mbështetet në siguri, profesionalizëm, zgjidhje të personalizuara si dhe të orientuar përherë drejt efektivitetit në kosto dhe zbatimit në kohë të çdo transporti kudo në Shqipëri.

Gjithashtu A-Logistics ofron një gamë të gjerë shërbimesh të personalizuara logjistike të cilat përfshijnë magazinimin, transportin multi-modal, transportin e mallrave grupazh (LTL), kamionë të dedikuar (FTL) për çdo kërkesë tuajën si dhe shërbimet detare me konteniere dhe transportin ajror.

Të gjitha shërbimet e ofruara kryhen nëpërmjet një flote mjetesh të specializuara për çdo transport i cili përmbush kërkesat tuaja.

Në A-Logistics asnjë detaj nuk lihet pas dhe gjithmonë sigurohemi që shërbimi i ofruar të jetë i duhuri, në kohë, professional dhe konkurues.

 

SHERBIMI I TRANSPORTIT TE BRENDSHEM

Menaxhoni ngarkesat tuaja të vogla me furgonët tanë:

Për tíu përgjigjur sa më mirë kërkesave dhe nevojave të biznesit, në shërbim tuaj janë furgonet të përshtatshëm për kryerjen e çdo transporti të ngarkesave të vogla, shpejt dhe sigurt kudo brenda qytetit dhe Shqipërisë.

 

Transporti i brendshëm i ngarkesave grupazh (LTL):

Për ngarkesat tuaja të cilat kanë një volum më të madh dhe  nuk mund të transportohen me mjete të vogla të dedikuara, ofrimi i shërbimit me kamionët e rrjetit tonë të brendshëm, mundëson uljen e kostove. Ngarkesa juaj do të jetë e konsoliduar së bashku me ngarkesa të tjera duke bërë të mundur uljen e kostove dhe dorezimin e saj në destinacionin e dëshiruar.

 

Transporti i brendshëm me kamionë të dedikuar (FTL):

Ofrimi i shërbimit me kamionë të dedikuar të cilët janë të përshtatshëm për mallra voluminoze dhe mund të përmbushin çdo nevojë tuajën. Ky shërbim ofrohet nëpërmjet kamionëve tanë të cilët kanë një kubature prej 120 m3  të përshtatshëm për çdo ngarkesë.

EnglishAlbania